Dënohet me 3 vite burg i akuzuari për sulm fizik ndaj zyrtarit policor gjatë arrestimit në Budakovë

17.03.2021

Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën, e ka dënuar me tre vite burgim të akuzuarin I.S për sulm ndaj personit zyrtarë. Sipas aktakzës thuhet se më 18 maj të vitit 2020 gjatë kontrollit të automjetit të I.S, në fshatin Budakovë të Komunës së Suharekës, policia i kishte gjetur një sasi të narkotikëve, ku personi në […]

Dënohet me 3 vite burg i akuzuari për sulm fizik ndaj zyrtarit policor gjatë arrestimit në Budakovë Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën, e ka dënuar me tre vite burgim të akuzuarin I.S për sulm ndaj personit zyrtarë.

Sipas aktakzës thuhet se më 18 maj të vitit 2020 gjatë kontrollit të automjetit të I.S, në fshatin Budakovë të Komunës së Suharekës, policia i kishte gjetur një sasi të narkotikëve, ku personi në fjalë kishte ikur nga patrolla e Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

Mirëpo, zyrtarët policorë kishin arritur që të gjejnë vendndodhjene të pandehurit në fshatin Lleshkobare në Komunën e Ferizajit, ku i pandehuri tenton të ikë përsëri dhe gjatë ikjës ai futet në një oborr, por pasi që nuk mund t’i kalojë pengesat fizike, me ç’rast kapet nga zyrtarët policorë dhe i pandehuri duke i rezistuar arrestimit, e sulom zyrtarin policor L.K, të cilin e goditë me shqelm në dorën e djathtë edhe më pas me grushta në gjokës duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe gërrvishtje ë cilat cilësohen si dëmtime të lehta trupore sipas akt-ekspertimit të institutit të mjeksisë ligjore në Prishtinë, të datës 14.06.2020.

Për këto veprime, i akuzuari I.S akuzohej për veprën penale ‘‘sulmi ndaj personit zyrtarë” nga neni 402 par.2 lidhur me par.4 të KPRK-së.