Dënohen mbi 1 mijë qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID brenda 24 ore

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë numri i të infektuarve me coronavirus ishte numër rekord, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 1,626 testime ku prej tyre 546 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Me rritjen e numrit të të infektuarve Qeveria e Kosovës ka marr masa të reja për të parandaluar përhapjen e virusit Korona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore ka dënuar 1137 qytetar përmosrespektimin e ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi me 26 gusht 2020.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.