Dënimet në bazë të ligjit anti-COVID, policia në 24 orët e fundit mbledh mbi 23 mijë euro

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme, por numri i viktimave mbetet ende shqetësues.

Numri i qytetarëve të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID është i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e përgjithshme të policisë për 24 orë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit ka dënuar 680 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID. Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

E sipas llogaritjeve brenda 24 orëve të fundit nga dënimet në bazë të ligjit anti-COVID policia ka mbledhur gjithsej 23,800 euro.

RAPORTO