Dënimet në bazë të ligjit anti-COVID, policia mbledh mbi 150 mijë euro për një javë

19.12.2020

Numri i personave të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID në Kosovë vazhdon të jetë i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur në statistikat e policisë në raportin për 24 orë. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka dënuar 678 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj […]

Dënimet në bazë të ligjit anti-COVID, policia mbledh mbi 150 mijë euro për një javë Foto: Ilustrim

Numri i personave të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID në Kosovë vazhdon të jetë i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur në statistikat e policisë në raportin për 24 orë.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka dënuar 678 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi me 26 gusht, 2020.

Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

E sipas llogaritjeve brenda 24 orëve të fundit nga dënimet në bazë të ligjit anti-COVID policia ka mbledhur gjithsej 23,730 euro.

Që nga e hëna deri më sot Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar 4,296 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID, e sipas llogaritjeve i bie që policia brenda një jave ka mbledhur gjithsej 150,360 euro.