Dëmtoi vulat e inspeksionit, arrestohet pronari i lokalit në Suharekë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se në Suharekë është arrestuar pronari i lokalit nën dyshimin heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose shenjave.

Sipas raportit rreth orës 11:40 një person në Suharekë është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti nga lokali i tij, ka hequr dhe dëmtuar vulat e vendosura nga inspektorët komunal.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kujtojmë se Inspeksioni Komunal i Suharekës qysh në fillim ka nisur aksionion për mbylljen e të gjitha bizneseve që nuk janë duke zbatuar urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe In­ves­ti­me­ve Stra­tegjike.

RAPORTO