Burri nga Suhareka e rreh gruan, dërgohet në mbajtje

19.09.2019

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Suharekës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij. E njëjta nuk raportohet të jetë lënduar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i […]

Burri nga Suhareka e rreh gruan, dërgohet në mbajtje Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Suharekës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

E njëjta nuk raportohet të jetë lënduar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.