Budakovë: Policia sekuestron arsenal armësh

27.07.2020

Gjatë ditës së sotme me bazë të Urdhëresës se Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësinë e hetimeve antidrogë kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit Sh.K i lindur në vitin 1974 në fshatin Budakovë të Suharekës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë […]

Budakovë: Policia sekuestron arsenal armësh Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme me bazë të Urdhëresës se Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësinë e hetimeve antidrogë kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit Sh.K i lindur në vitin 1974 në fshatin Budakovë të Suharekës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar :

Një pushkë automatike ,, AK 47”, tre karikator të së njëjtës pushkë;

Një pushkamitralez me dy karikator;

Një pushkë M 48;

Një pistoletë me një karikator;

27 Fishek të kalibër 7.65.mm,

22 fishek të kalibër 7.62.mm,

Një tyt vazhduese e pushkamitralezit, si dhe pajisjet për pastrimin e armeve.

Rasti po hetohet së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshimti është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.