Brenda katër dite rreth 300 aksidente trafiku në Kosovë

14.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur 64 aksidente trafiku, 33 prej tyre me […]

Brenda katër dite rreth 300 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur 64 aksidente trafiku, 33 prej tyre me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre katër ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 299 aksidente.

SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 10 Maj deri më 13 Maj.

Më 12 Maj është regjistruar numri më i madh i aksidenteve, ku brenda kësaj dite u regjistruan gjithsej 98 aksidente, prej tyre një me fatalitet ndërsa 26 me persona të lënduar dhe 71 me dëme materiale.

DataNr. i aksidenteveMe të lënduarMe dëme materialeMe fatalitet
10 Maj6731360
11 Maj7028420
12 Maj9826711
13 Maj6433310