Siguria Lokale Brenda javës në Suharekë, 3 vjedhje, 3 aksidente dhe 1 sulm fizik

Në takimin e rregullt javorë të Sigurisë Lokale, që mbahet çdo të enjte, raportohet kryesisht për gjendjen e sigurisë dhe për aktivitetet e javës.

Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e javës dhe ato në vazhdim.

Ndërsa për gjendjen e sigurisë, ka raportuar komandanti i Stacionit të Policisë z.Milazim Lumi, ku ka përmendur këto raste: 1 sulm fizik, 1 kanosje, 3 vjedhje, 3 aksidente trafiku, 1 lëndim trupor aksidental dhe 2 raste dëmtim prone.

Vlen të theksohet se komandanti i Policisë ka deklaruar se për festat e fundvitit janë në gjendje gadishmërie që festat të shkojnë si është më së miri.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.