Brenda javës në Suharekë: 3 vjedhje, 2 persona të zhdukur dhe dhunë në familje

11.10.2019

Sot u mbajt takimi i sigurisë lokale në Suharekë. Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës. Si aktivitete kryesore, ajo ka përmendur, aktivitetet që do të mbahen brenda këtij muaji […]

Brenda javës në Suharekë: 3 vjedhje, 2 persona të zhdukur dhe dhunë në familje Foto: Ilustrim

Sot u mbajt takimi i sigurisë lokale në Suharekë.

Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.


Si aktivitete kryesore, ajo ka përmendur, aktivitetet që do të mbahen brenda këtij muaji në luftën kundër kancerit të gjirit.


Ndërsa nga Policia e Kosovës për gjendjen e sigurisë ka raportuar, toger Arben Elshani, i cili i ka numëruar këto raste: 3 vjedhje, 1 dhunë në familje, 2 lëndime trupore, 2 persona të zhdukur dhe 1 dëmtim prone.


Nga KFOR-LMT është raportuar se çdo gjë është e qetë dhe se janë duke vazhduar me punë të përditshme.