Brenda javës në Suharekë, 2 vjedhje, 2 aksidente dhe 1 dhunë në familje

23.01.2020

Sot, është mbajtur takimi i parë për vitin 2020 i sigurisë lokale. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, e cila është udhëheqëse e këtij takim të përjavshëm, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e këtij fillim-viti, duke i veçuar disa prej tyre: fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkolla, Nënshkrimi i kontratës me “Caritas Kosova”, […]

Brenda javës në Suharekë, 2 vjedhje, 2 aksidente dhe 1 dhunë në familje Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Sot, është mbajtur takimi i parë për vitin 2020 i sigurisë lokale.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, e cila është udhëheqëse e këtij takim të përjavshëm, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e këtij fillim-viti, duke i veçuar disa prej tyre: fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkolla, Nënshkrimi i kontratës me “Caritas Kosova”, Debati Publik për banim social, Akademia Përkujtimore për Presidentin Rugova, Takimi i KPF-së dhe takimi me KIPRED.

Ndërsa përfaqësuesi i PK komandant Milazim Lumi, ka folur për gjendjen e sigurisë në komunën tonë, i cili ka thënë se situata e sigurisë për këtë vitë ka filluar kryesisht e qetë por duke i numëruar këto raste për këtë javë:
1 dhunë në familje, 1 lëndim trupor, 1 dëmtim prone, 2 vjedhje, 2 aksidente trafiku, 1 armë-mbajtje pa leje, 1 sulm fizik dhe 1 legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

Në fund ka folur përfaqësuesi i KFOR-LMT, i cili ka thënë se kanë takuar disa kryetarë të disa fshatrave, pastaj ka njoftuar se e kanë shpërndarë nëpër shkolla revistën “For You” si dhe e kanë takuar shefin regjional të OSBE-së.