Brenda javës, katër të vrarë në rajonin e Prizrenit

27.01.2020

Java e fundit ishte e kobshme për rajonin e Prizrenit brenda së cilës katër persona kanë mbetur të vrarë, ndër ta një në Komunën e Suharekës. Rasti i parë u shënua të mërkurën e 22 janarit, kur mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën të vdekur […]

Brenda javës, katër të vrarë në rajonin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Java e fundit ishte e kobshme për rajonin e Prizrenit brenda së cilës katër persona kanë mbetur të vrarë, ndër ta një në Komunën e Suharekës.

Rasti i parë u shënua të mërkurën e 22 janarit, kur mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Rasti i dytë ishte ai i së dielës ku rreth orës 15:52 Policia ka marrë informacion për një person të lënduar fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit, dhe pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes është konfirmu nga mjekët se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e ftohtë, thika. Ka qenë përleshje ndërmjet 3 personave. Dy vëllezër janë arrestuar si të dyshuar ndërsa 19-vjeçari vdiq si pasojë e therjes me thikë

Në rastin e tretë, vrasja ka ndodhur në fshatin Maqiteve të Suharekës. Aty u vra një 44-vjeçar. Për këtë rast është arrestuar një person. Me datën 26 janar 2020 rreth orës 21:53 minuta, policia ka pranuar një informacion për një rast vrasje me armë zjarri në fshatin Maqiteve, Komuna e Suharekës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i specializuar i hetimeve rajonale dhe prokurori i Shtetit dhe vendi i ngjarjes është procesuar dhe shikuar nga njësiti i forenzikës dhe hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja të zbrazëta të armës dhe 4 pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit. Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimte policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krim.