Brenda 8 muaje ndodhën 19 vrasje në Kosovë

24.09.2021

Disa raste te vrasjeve janë me kryes të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor. Kështu kanë thënë në një përgjigje për IndeksOnline nga Policia e Kosovës. “Rastet e vrasjeve në përgjithësi janë shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë […]

Brenda 8 muaje ndodhën 19 vrasje në Kosovë Foto: Ilustrim

Disa raste te vrasjeve janë me kryes të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor.

Kështu kanë thënë në një përgjigje për IndeksOnline nga Policia e Kosovës.

“Rastet e vrasjeve në përgjithësi janë shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë.

Disa raste te vrasjeve janë me kryes të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia ne bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh”, thanë nga PK-ja.

Në fillim të këtij muaji, në prag të zgjedhjeve lokale që do mbahen më 17 tetor, dy politikanë të Partisë Demokratike në Kosovë kanë vrarë me armë zjarri njëri-tjetrin.

Viktima kanë mbetur Astrit Ademaj, i cili ishte kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit. Ndërsa është plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.

Një vrasje tragjike tjetër që ndodhi në fund të muajit gusht është edhe vrasja e Marigona Osmanit nga Ferizaj e cila u vra nga i dyshuari, bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa.

Sipas Policisë së Kosovës, deri më tani në Kosovës janë shënuar 7 vepra penale të cilësuara si “Vrasje” dhe 12 vepra penale të cilësuara si “Vrasje e rëndë”./IndeksOnline/