06.09.2019, 14:16

Brenda 24 orëve, policia shqipton 1136 tiketa në trafik

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë, kanë ndodhur gjithë 36 aksidente në trafikun rrugor.

Si pasojë e këtyre aksidenteve, 17 persona kanë mbetur të lënduar.

Policia e Kosovës bën të ditur se ka shqiptuar brenda ditës 1.136 tiketa të trafikut, për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar 24 të dyshuar, ku 19 nga ta janë në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet një armë në fshatin Duhël të Suharekës
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.