Brenda 24 ore 45 aksidente, afër 1200 tiketa trafiku e 17 të arrestuar

20.12.2021

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 45 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 14 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 31 të […]

Brenda 24 ore 45 aksidente, afër 1200 tiketa trafiku e 17 të arrestuar Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 45 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 14 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,197 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 17 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.