Brenda 24 ore rreth 100 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet

02.08.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të dielë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 99 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 45 aksidente kanë përfunduar me persona […]

Brenda 24 ore rreth 100 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të dielë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 99 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 45 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1073 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore kanë arrestuar 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Aksident trafiku me fatalitet2
Aksident trafiku  me të lënduar45
Aksident trafiku  me dëme materiale54
Tiketa trafiku të shqiptuara1073
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 192
Persona të arrestuar18
Persona në mbajtje13
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit0