Brenda 24 ore, policia dënon 595 qytetar në bazë ligjit anti-COVID

31.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rënie dhe është rritur numri i të shëruarve. Mirëpo, pavarësisht sitautës masat kundër këtij virusi mbesin në fuqi edhe pse nuk po respektohen shumë nga qytetarët. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se vetëm […]

Brenda 24 ore, policia dënon 595 qytetar në bazë ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rënie dhe është rritur numri i të shëruarve.

Mirëpo, pavarësisht sitautës masat kundër këtij virusi mbesin në fuqi edhe pse nuk po respektohen shumë nga qytetarët.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së mërkurë ka dënuar 595 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID, njofton SuharekaOnline.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Kujtojmë se gjatë ditës së mërkurë IKSHPK-ja ka njoftuar se janë identifikuar 234 raste me COVID-19, 3 raste në Komunën e Suharekës.