Prokurori i Shtetit Brenda 24 ore ngriten 92 aktakuza kundër 144 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza kundër njëqindedyzetekatër (144) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak të një (1) personi me dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) peronave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi të dyshuar. Gjithashtu Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për vepra të ndryshme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.