Brenda 24 ore ngriten 35 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale

04.11.2019

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur 35 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të […]

Brenda 24 ore ngriten 35 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur 35 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në tre raste të ndara, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.