Brenda 24 ore në Kosovë, 38 aksidente dhe 1067 gjoba

Brenda 24 ore në Kosovë, 38 aksidente dhe 1067 gjoba
Herolind Bytyçi

17.07.2020 / Kronika

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 38 aksidente trafiku, prej të cilëve 16 kanë qenë me të lënduar, 1 me fatalitet dhe 21 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1 mijë e 67 tiketa trafiku.

Gjatë ditës së djeshme, policia njofton se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 15 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

RAPORTO