Brenda 24 ore në Kosovë, 32 aksidente trafiku dhe 769 gjoba

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 32 aksidente trafiku, prej të cilëve 13 kanë qenë me të lënduar dhe 19 të tjera vetëm me dëme materiale.

Për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 769 tiketa trafiku.

Gjatë ditës së djeshme, policia njofton se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 12 persona, 8 janë dërguar në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.