Brenda 24 ore mbi 100 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet

04.08.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik. Përkundër këtyre apeleve përsëri numri i aksidenteve vazhdon të ketë një rritje të konsiderueshme. Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 114 aksidente trafiku, ku një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline. Ndërsa 37 […]

Brenda 24 ore mbi 100 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.

Përkundër këtyre apeleve përsëri numri i aksidenteve vazhdon të ketë një rritje të konsiderueshme.

Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 114 aksidente trafiku, ku një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa 37 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 76 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 1,845 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu Policia ka arrestuar gjithsej 17 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.