Brenda 24 ore mbi 100 aksidente trafiku, 1,504 tiketa trafiku e 25 të arrestuar

10.08.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik. Përkundër këtyre apeleve përsëri numri i aksidenteve vazhdon të ketë një rritje të konsiderueshme. Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 106 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline. Ndërsa […]

Brenda 24 ore mbi 100 aksidente trafiku, 1,504 tiketa trafiku e 25 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.

Përkundër këtyre apeleve përsëri numri i aksidenteve vazhdon të ketë një rritje të konsiderueshme.

Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 106 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa 23 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 83 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 1,504 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu Policia ka arrestuar gjithsej 25 persona, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një person është në vuajtje të dënimit.