Brenda 24 ore, dënohen mbi 600 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

Edhe pse institucionet shëndetësore e shtetërore të vendit kanë ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19, shumë qytetar nuk po i respektojnë ato.

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të shëruarve nga COVID-19 është më i lartë se i atyre të infektuarve, por shqetësues mbetet numri i viktimave dhe personave të cilët nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë dënuar 636 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

RAPORTO