Brenda 24 ore, dënohen mbi 600 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

08.01.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve të fundit ka shënuar ngritje të lehtë, krahasuar me ditët e para të këtij viti. Instituticionet shëndetësore të vendit vazhdimisht janë duke bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka dënuar 675 qytetar në […]

Brenda 24 ore, dënohen mbi 600 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve të fundit ka shënuar ngritje të lehtë, krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Instituticionet shëndetësore të vendit vazhdimisht janë duke bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka dënuar 675 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Rikujtojmë se gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar 309 raste të reja me COVID-19, 4 raste në Komunën e Suharekës.