Brenda 24 ore, dënohen mbi 400 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

Numri i të infektuarve me COVID-19 në ditët e fundit përsëri ka shënuar ngritje të lehtë duke e krahasuar me atë të ditëve ttë para të këtij viti.

Përkundër thirrjeve nga institucioneve shëndetësore për respektimin e masave anti-COVID, shumë qytetar nuk po i respektojnë ato.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë kanë shqiptuar 446 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë janë regjistruar edhe 206 raste të reja me COVID-19 duke e arritur numrin e rasteve pozitive në 53.982.

Gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19.

Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19446
Të dhëna nga Statistikat e Policisë së Kosovës
RAPORTO