Brenda 24 ore, 99 aksidente dhe mbi 900 tiketa trafiku

15.01.2021

E enjta e 14 janarit në Kosovë ka qenë ditë në të cilën nuk është raportuar për ndonjë aksident me fatalitet, mirëpo duket se ishte ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës. Kështu bëhet e ditur nga policia e cila ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur 99 aksidente trafiku, ku […]

Brenda 24 ore, 99 aksidente dhe mbi 900 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

E enjta e 14 janarit në Kosovë ka qenë ditë në të cilën nuk është raportuar për ndonjë aksident me fatalitet, mirëpo duket se ishte ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës.

Kështu bëhet e ditur nga policia e cila ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur 99 aksidente trafiku, ku sipas policisë fatmirësisht nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Ndërsa, 20 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar edhe 79 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte kanë shqiptuar edhe 902 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës dje ka bërë thirrje për të gjithë pjesmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin gjatë ngajses duke e përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugeve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica.