Brenda 24 ore 93 aksidente, mbi 1,300 tiketa trafiku e 26 të arrestuar

19.08.2021

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje. Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 93 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 16 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 77 të tjera […]

Brenda 24 ore 93 aksidente, mbi 1,300 tiketa trafiku e 26 të arrestuar Foto: Ilustrim

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje.

Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 93 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 16 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 77 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1,363 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje.