Brenda 24 ore 9 aksidente, 92 tiketa trafiku e 21 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 9 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 4 aksidente ishin me të lënduar dhe 5 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 92 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 21 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO