Brenda 24 ore 9 aksidente, 151 tiketa trafiku e 21 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 9 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 2 aksidente ishin me të lënduar dhe 7 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 151 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 21 persona, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit

RAPORTO