Brenda 24 ore 8 aksidente, 109 tiketa trafiku e 31 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 8 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 3 aksidente ishin me të lënduar dhe 5 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 109 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 31 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

RAPORTO