Brenda 24 ore 70 aksidente dhe afër 1200 tiketa trafiku

Brenda 24 ore 70 aksidente dhe afër 1200 tiketa trafiku
Çlirim Gashi

12.05.2021 / Kronika

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë në vendin tonë kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, të martën policia ka shqiptuar edhe 1182 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 13 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO