Brenda 24 ore 70 aksidente, 1434 tiketa trafiku e 13 të arrestuar

18.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 70 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 21 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 49 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 70 aksidente, 1434 tiketa trafiku e 13 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 70 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 21 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 49 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 434 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 13 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.