Brenda 24 ore 69 aksidente trafiku, mbi 900 gjoba e 20 të arrestuar

21.05.2021

Në bazë të raporteve ditore të Policisë së Kosovës, numri i aksidenteve ditët e fundit ka shënuar rritje. Policia vazhdimisht është duke apeluar për kujdes të shtuar në trafik e sidomos në këto dit që është duke mbizotëruar mot i ndryshueshëm me shi e vranësira. Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në […]

Brenda 24 ore 69 aksidente trafiku, mbi 900 gjoba e 20 të arrestuar Foto: Ilustrim

Në bazë të raporteve ditore të Policisë së Kosovës, numri i aksidenteve ditët e fundit ka shënuar rritje.

Policia vazhdimisht është duke apeluar për kujdes të shtuar në trafik e sidomos në këto dit që është duke mbizotëruar mot i ndryshueshëm me shi e vranësira.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 69 aksidente trafiku.

Prej tyre 16 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 53 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, të enjten policia ka shqiptuar edhe 926 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një person është në vuajtje të dënimit.