Brenda 24 ore, 68 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku

06.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 68 aksidente trafiku, prej të cilave 20 kanë përfunduar me persona të […]

Brenda 24 ore, 68 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku Foto: © Hallka Marketing Agency

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 68 aksidente trafiku, prej të cilave 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 48 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, të mërkurën policia ka shqiptuar edhe 1165 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.