Brenda 24 ore 67 aksidente e mbi 1000 tiketa trafiku

Brenda 24 ore 67 aksidente e mbi 1000 tiketa trafiku
Çlirim Gashi

11.05.2021 / Kronika

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 67 aksidente trafiku.

Gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, 31 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1079 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar 25 persona për vepra të ndryshme penale, ku 14 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO