Brenda 24 ore 65 aksidente trafiku, një në Suharekë

Brenda 24 ore 65 aksidente trafiku, një në Suharekë
Fisnik Sadiku

15.07.2021 / Kronika

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik.

Gjatë ditës së mërkurë në tërë vendin kanë ndodhur 65 aksidente trafiku, prej të cilave 23 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.

Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë në rrugën Reshtan-Suharekë.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA
Rr. Reshtan-Suharekë 14.07.2021 – 17:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe dy drejtuesit e veturave si dhe dy pasagjerë të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë e më pas njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Mbi 15 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1781 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve.

Policia e Kosovës poashtu ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar 31 persona, prej të cilëve 22 janë dërguar në mbajtje dhe dy persona janë në vuajtje të dënimit.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit