Brenda 24 ore 65 aksidente, 1800 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

Brenda 24 ore 65 aksidente, 1800 tiketa trafiku e 19 të arrestuar
Çlirim Gashi

03.06.2021 / Kronika

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 65 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 31 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, të mërkurën policia ka shqiptuar edhe 1800 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një tjetër është në ndalim policor dhe 8 persona janë në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Vetëm për 4 ditë afër 200 aksidente trafiku në Kosovë
RAPORTO