Policia e Kosovës Brenda 24 ore 65 aksidente, 1189 tiketa trafiku e 23 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 65 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 23 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 42 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 189 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 23 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.