Brenda 24 ore 64 aksidente dhe afër 300 tiketa trafiku

14.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë kanë ndodhur 64 aksidente trafiku, prej të cilave 33 kanë përfunduar me persona të […]

Brenda 24 ore 64 aksidente dhe afër 300 tiketa trafiku Foto: Policia e Kosovës

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë kanë ndodhur 64 aksidente trafiku, prej të cilave 33 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, të enjten policia ka shqiptuar edhe 274 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 8 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.