Brenda 24 ore – 63 aksidente, mbi 1,100 tiketa trafiku dhe 18 të arrestuar

15.05.2021

Edhe dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur edhe nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar si dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Të premtën në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, […]

Brenda 24 ore – 63 aksidente, mbi 1,100 tiketa trafiku dhe 18 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Edhe dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur edhe nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar si dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Të premtën në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 14 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së djeshme policia ka shqiptuar edhe 1,131 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.