Brenda 24 ore, 62 aksidente trafiku dhe 955 tiketa trafiku të shqiptuara nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku.

Në statistikat e policisë të cilat i përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, ku prej tyre 25 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 aksidente të tjera me dëme materiale.

Fatmirësisht brenda 24 ore nuk ka pasur aksidente me fatalitet.

Gjithashtu, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 955 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.