Brenda 24 ore 62 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 20 persona të arrestuar

26.06.2021

Dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me […]

Brenda 24 ore 62 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 20 persona të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 27 aksidente me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale. 

Gjithashtu, gjatë 24 orëshit të fundit policia ka shqiptuar edhe 1777 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të premten Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.