Brenda 24 ore 62 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 25 të arrestuar

25.08.2021

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie. Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 62 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 13 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 49 të tjera […]

Brenda 24 ore 62 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 25 të arrestuar Foto: Ilustrim

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie.

Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 62 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 13 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1553 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 në vuajtje të dënimit.