Brenda 24 ore 61 aksidente, mbi 1800 tiketa trafiku e 25 të arrestuar

02.12.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 61 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 21 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme […]

Brenda 24 ore 61 aksidente, mbi 1800 tiketa trafiku e 25 të arrestuar Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 61 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 21 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1874 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 25 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa dy tjerë në vuajtje të dënimit.