Brenda 24 ore 59 aksidente, mbi 1500 gjoba trafiku e 22 të arrestuar

04.01.2022

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 59 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme […]

Brenda 24 ore 59 aksidente, mbi 1500 gjoba trafiku e 22 të arrestuar Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 59 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 544 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 22 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje.