Brenda 24 ore 59 aksidente, mbi 1300 tiketa trafiku e 25 të arrestuar

28.05.2021

Si çdo ditë tjetër e ngarkuar për Policinë e Kosovës, njëashtu edhe dita e enjte ishte goxha një ditë e ngarkuar me shumë raste që raportuan qytetarët, aksidente, arrestime, e tiketa të shqiptuara. Policia vazhdon të apelojë te qytetarët e vendit që të kenë kujdes të shtuar në trafik, por përsëri aksidentet nuk kanë të […]

Brenda 24 ore 59 aksidente, mbi 1300 tiketa trafiku e 25 të arrestuar Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër e ngarkuar për Policinë e Kosovës, njëashtu edhe dita e enjte ishte goxha një ditë e ngarkuar me shumë raste që raportuan qytetarët, aksidente, arrestime, e tiketa të shqiptuara.

Policia vazhdon të apelojë te qytetarët e vendit që të kenë kujdes të shtuar në trafik, por përsëri aksidentet nuk kanë të ndalur, ku numri i tyre vazhdon të rritet nga dita në ditë.

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë ndodhin mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm të enjten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 28 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar edhe 1350 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona të tjerë janë në vuajtje të dënimit.