Brenda 24 ore 56 aksidente, mbi 500 tiketa trafiku e 12 persona të arrestuar

Brenda 24 ore 56 aksidente, mbi 500 tiketa trafiku e 12 persona të arrestuar
Fjolla Hoxha

21.07.2021 / Kronika

Dita e martë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së martë në tërë vendin kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 28 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale. 

Gjithashtu, gjatë 24 orëshit të fundit policia ka shqiptuar edhe 535 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të martën Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në ndalim policor.

LEXO EDHE:  Shqetësuese, për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 400 aksidente trafiku në Kosovë

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit