Brenda 24 ore, 55 aksidente dhe mbi 700 tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

Nga statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 55 aksidente trafiku, 17 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 773 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Ndryshe, policia vazhdimisht është duke iu bërë thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

RAPORTO