Brenda 24 ore 54 aksidente, një prej tyre me fatalitet, afër 1100 tiketa trafiku e 29 të arrestuar

27.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 54 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 15 aksidente të tjera kanë […]

Brenda 24 ore 54 aksidente, një prej tyre me fatalitet, afër 1100 tiketa trafiku e 29 të arrestuar Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 54 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 15 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, të mërkurën policia ka shqiptuar edhe 1088 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 29 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 persona janë në vuajtje të dënimit.